Tentim vrasje në Pejë Foto: Ilustrim

Tentim vrasje në Pejë

03 September 2019 11:04

Me datë 02 shtator 2019 rreth orës 22:40, Policia e Kosovës është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Eliot Engel”- Pejë.

“Menjëherë njësitet relevante të policisë kanë shkuar në vendngjarje për të mësuar të gjitha rrethanat lidhur me rast. Sipas të dhënave preliminare dyshohet se personi i dyshuar ka shtënë 3 herë në drejtim të viktimave, ku fatmirësisht kanë shpëtuar, ndërsa vetura e viktimës është goditur nga predhat në dy dyert e veturës. Pas kësaj gjuajtje me armë i dyshuari ka ikur me veturën e tij në drejtim të Deçanit, me pas në fshatin Carrabreg-Deçan ka braktis veturën dhe ka ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar 3 gëzhoja të kalibrim 9mm, po ashtu është konfiskuar edhe vetura e të dyshuarit, ndërsa vetura e viktimës është duke u ekzaminuar nga Hetuesit Rajonal të Drejtorisë Rajonale Pejë.

Policia ka zbuluar identitetin e personit të dyshuar dhe është duke ndërmarrë të gjitha masat për arrestimin e tij.

Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme