Arrestohet i dyshuari që e kanosi me thikë nënën e tij, dhe e detyroi të qëndrojë mbyllur Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari që e kanosi me thikë nënën e tij, dhe e detyroi të qëndrojë mbyllur

31 August 2019 12:36

Dje në Fushë Kosovë është arrestuar një burrë me dyshimin se ka kanosur me thikë nënën e tij, të cilën e ka detyruar të qëndrojë për disa orë mbyllur në një dhomë.

Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 01:20, transmeton Koha.net.

“Viktima femër K/Shqiptare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur me thikë nga djali i saj duke e detyruar të qëndrojë për disa orë e mbyllur në një dhomë. Viktima ka marrë tretman mjekësor për shkak të shqetësimit, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë PK.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme