Kronikë

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunim të të miturit

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunim të të miturit

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale F.J. nga fshatin Sankoc, Komuna e Drenasit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të dhunimit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 27.08.2019 në ora 13:00, e që do të zgjasë deri më 27.09.2019, transmeton Koha.net.