Kronikë

Identifikohen katër të dyshuar për tentim vrasje në Prishtinë, një arrestohet e të tjerët në arrati

Foto: Koha / ilustrim

Policia e Kosovës bën të ditur se dje ka identifikuar katër të dyshuar për një tentim vrasje më 25 gusht në Prishtinë, gjersa ka arrestuar njërin prej tyre.

“Më 28.08.2019 pas një pune hetimore janë identifikuar katër meshkuj K/Shqiptarë si të dyshuar lidhur me rastin. Tre nga të dyshuarit nuk janë gjetur në vendbanimet e tyre ndërsa njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë PK.

Nga i dyshuari është konfiskuar një revole që dyshohet të jetë përdorur në rast.