Policia e Kosovës në zonën e Klinës njofton se ka zbatuar planin operativ të koduar ‘Kontrollimi i lokaleve 2019’.
Sipas njoftimit, njësite policore të stacionit policor në Klinë, kanë verifikuar disa lokale në komunën e Klinës, dhe gjatë inspektimit janë kontrolluar të gjitha klubet e natës, disko-baret si dhe lokalet e tjera në këtë qytet.
Gjatë këtij plani janë iniciuar dy raste për mos respektim të orarit të punës, ndërsa në njërin lokacion gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar, 1.5 gram narkotik të llojit marihuanë, një mulli për bluarjen e marihuanës dhe dy mjete te mprehta (thika).
I dyshuari është arrestuar dhe në konsultim me Prokurorin e shtetit rasti është cilësuar ‘posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge’.
Policia ka ndërmarrë masat e nevojshme ndaj pronarëve të cilët kanë shkelur rregullat lidhur me mos respektimin e orarit zyrtar të paraparë.
Më këtë planë do të vazhdohet në mbarë zonën e DRP Pejë.