Kronikë

Katër të arrestuar për fajde në Prishtinë

Katër të arrestuar për fajde në Prishtinë
 

Policia e Kosovës njofton se në funksion të realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore, ka ndërmarrë veprime të vazhdueshme për implementimin e strategjive dhe planeve policore që ndërlidhen me luftimin e dukurive negative, krimin organizuar si dhe aktiviteteve ilegale në përgjithësi, të cilat mund të ndikojnë drejtpërdrejt apo tërthorazi në sigurinë e përgjithshme apo mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në këtë kontekst, ata thonë se janë realizuar edhe një numër i madh i operacioneve policore në shkallë vendi duke përfshirë edhe luftën e pakompromis kundër veprave penale që sipas Kodit Penal cilësohen ‘fajde’, dhe sipas tyre, si rezultat i këtyre përpjekjeve dhe operacioneve intensive janë arrestuar persona të dyshuar, janë sekuestruar dëshmi të ndryshme, përderisa rastet e tilla në konsultim me prokuroritë përkatëse janë trajtuar dhe proceduar konform ligjeve të aplikueshme.