Vdes në QKUK 17 vjeçari i aksidentuar në Rahovec Ilustrim

Vdes në QKUK 17 vjeçari i aksidentuar në Rahovec

26 August 2019 09:01

Një 17 vjeçar i cili u aksidentua më 17 gusht në Rahovec, ka vdekur.

Këtë e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësja e Policisë në Gjakovë, Lirie Podrimaj.

Ajo ka thënë se viktima ka vdekur sot, ndërkaq me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë iu është liruar familjarëve.

“Me datë 26.08.2019, policia në Gjakovë ka marr informacion nga mjeku kujdestar në QKUK-Prishtinë se ka ndërruar jetë viktima e aksidentit F.Sh/mashkull, shtetas i Kosovës i lindur në vitin 2002. Aksidenti ka ndodhur me datë 17.08.2019 në rrugën “UÇK” në Rahovec. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i çështjes dhe me urdhrin e tij trupi i pa jetë ju është liruar familjarëve”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se aksidenti kishte ndodhur mes një makine dhe motoçiklete në rrugën “UÇK” në Rahovec.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme