Kronikë

Vetëplagoset në poligonin e gjuajtjes në Prizren

Foto: Ilustrim

Një person është vetë plagosur me armë në poligonin e gjuajtjes në Prizren.

Viktima është dërguar në Spitalin Prizrenit dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.

Policia njofton se janë konfiskuar tri pistoleta, pesëdhjetë fishek, pesë karikator dhe 36 gëzhoja, ndërkaq inspektori komunal i ka ndërprerë punën qendrës.

Dy të dyshuar janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.