Pesë të lënduar në një aksident zinxhiror në Prizren Foto: Ilustrim

Pesë të lënduar në një aksident zinxhiror në Prizren

23 August 2019 23:18

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në Prizren ku janë përfshirë katër vetura.

Këtë e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Vesel Gashi.

“Rreth orës 21:30 në rrugën Wesley Clark ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë katër vetura, e janë lënduar pesë persona”, ka thënë Gashi, i cili bëri të ditur se viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme