Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari

23 August 2019 16:08

Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, pasi ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, ka thirrur për ndihmë për gjetjen e tij.

Personi i dyshuar e i kërkuar është: Dukagjin Zeqir Ademaj, i lindur me 03.10.1985 në Lubovë-Istog me banim ne fshatin Lubovë-Istog.

I dyshuari është i kërkuar për dy raste të vjedhjeve të rënda, dy raste të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm.

“I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë dhe Gjykata Themelore Pejë-dega në Istog. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e PK-së, përcjell Koha.net.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, thotë se çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë) 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë. E-mail adresa: info@kosovopolice.com

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme