Roja i pyllit lëndon me thikë dy të dyshuar derisa po vidhnin dru Foto: Ilustrim

Roja i pyllit lëndon me thikë dy të dyshuar derisa po vidhnin dru

22 August 2019 09:36

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se dje dy persona janë lënduar pasi gjatë përleshjes janë goditur me thikë nga roja i pyllit në Vushtrri.

“Incidenti ka ndodhur kur dy të lënduarit janë takuar nga roja e pyllit derisa ishin duke vjedhur dru. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Të tre personat e përfshirë në rast janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit roja e pyllit është dërguar në mbajtje kurse dy të dyshuarit e tjerë janë liruar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme