Kronikë

Arrestohet një burrë në Pejë për bashkëjetesë me një të mitur

Foto: Koha / ilustrim

Më 20 gusht është arrestuar një burrë në Pejë për bashkëjetesë me një të mitur.

Policia e Kosovës bën të ditur se me vendim të prokurorit viktima është kthyer në shtëpi, transmeton Koha.net.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti kishte filluar të bashkëjetojë me të miturën viktimën femër K/Shqiptare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit viktima është kthyer në shtëpi, ndërsa i dyshuari është liruar. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.