Kronikë

Paraburgim për dy të dyshuar për trafikim narkotikësh

Paraburgim për dy të dyshuar për trafikim narkotikësh

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve M. R. dhe Q. A..

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se ekziston dyshimi bazuar me datë 19 gusht 2019, të pandehurit, pa autorizim kanë poseduar substancë narkotike të llojit “kokainë” në sasi prej 56.4 gramë, i pandehuri M.R. ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është arritur të kapet nga zyrtarët policorë prapa ndërtesave “Albanica”, me ç’rast edhe gjatë arrestimit ka penguar zyrtarët policorë.