Kronikë

Arrestohen dy të dyshuarit për shitblerjen e lopës së ngordhur në Kamenicë

Janë arrestuar dy të dyshuarit për shitblerjen e një lope të ngordhur në Kamenicë.

Këtë e ka konfirmuar për Koha Ditore zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini.

Të arrestuarit janë i dyshuari S. Xh. (1979), i cili dyshohet se kishte dërguar kafshën e ngordhur (Lopën) tek personi F. B. i cili bënë therjen e kafshëve.

Policia në Gjilan tregon se si një person e dërgoi në thertore lopën e ngordhur, mishi do të shitej për njerëz

Të dyshuarit janë arrestuar për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe “Prodhimi dhe vënia në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor”.