Kosovari i arrestuar në Elbasan s’ishte hera e parë që po trafikonte armë nga Serbia

Kosovari i arrestuar në Elbasan s’ishte hera e parë që po trafikonte armë nga Serbia

15 August 2019 11:31

Ky është 51 vjeçari kosovar Ylber Ademi, i cili një ditë më parë u kap nga policia teksa po trafikonte plot 19 pistoleta, 400 fishekë luftarakë dhe 1.6 tritol të tipit TNT.

Ademi u prangos në aksin Elbasan - Peqin dhe sipas policisë, armët e tritoli që ai po transportonte ishin me origjinë nga Serbia, të cilat i kalonte nëpërmjet Kosovës dhe me destinacion final Shqipërinë.

Burime bëjnë me dije se gjithë këto municione mund të ishin për persona të cilët kryejnë aktivitet kriminal në qarkun e Elbasanit. Kosovari i kishte fshehur pistoletat, fishekët dhe tritolin në makinën e tij tip 'Benz' të zi, pikërisht në disa pjesë të ndryshme të krijuara enkas për fshehjen e tyre në motor, kabinë, bagazh e kroskot.

Por sipas informacioneve të Policisë, ky nuk ka qenë rasti i parë që Ylber Ademi ka trafikuar armë. Ai ka transportuar edhe më parë municion dhe tritol në Shqipëri dhe i siguronte jo vetëm në Serbi por edhe në vende të tjera.

Hetimet për këtë rast po ndiqen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal./ReportTV

Komentet

Shto koment

Të ngjashme