Kronikë

Gruaja raporton në polici se u sulmua me shkop druri nga familjari

Foto: Koha / ilustrim

Një dhunë familjare është raportuar të ketë ndodhur dje në Podujevë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se një grua ka raportuar se është sulmuar me një shkop druri nga një burrë, familjar i saj.

Tutje, policia bën të ditur se ai ka probleme psikike.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.