Kronikë

Vazhdon trendi i gjuajtjeve me armë në dasma

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin ditor ka njoftuar sot se gjatë dy ditëve ka arrestuar 6 persona, të cilat dyshohet se kanë shtënë me armë në ahengje familjare.

Tre nga të dyshuarit janë arrestuar në fshatin Gllamnik të Podujevës, një në Sllapuzhan të Suharekës, një në Kryshevë të Vogël të Klinës dhe një tjetër në Raushiq të Pejës.

Në të gjitha rastet Policia ka arritur që të konfiskojë edhe disa armë e gëzhoja.

Dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar me procedurë të rregullt./ksp