Kronikë

Për 24 orë në Kosovë, 4 raste të dhunës fizike e psikike ndaj gruas

Për 24 orë në Kosovë, 4 raste të dhunës fizike e psikike ndaj gruas
Foto: Ilustrim
 

S’ka ditë që në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës nuk raportohet të paktën një rast i dhunës në familje, e kjo kryesisht e burrit ndaj gruas.

Për 24 orët e fundit u raportuan 4 raste që u ushtrua dhunë ndaj gruas. Tri raste kanë ndodhur në Prishtinë e tjetra në Leposaviq, transmeton Koha.net.