Kronikë

I dyshuari për vrasjen e bashkëshortes me 15 plumba në Prizren mbrohet në heshtje

15 herë shtiu mbi gruan e tij. B. V., 61-vjeçar, ia mori jetën bashkëshortes së tij Armenda Aliut, të martën rreth orës 23:00, në rrugën Hysni Morina në Prizren.

Këtë e ka konfirmuar Policia Rajonale e Prizrenit, raporton KTV.

Pak metra larg vendit të vrasjes, ndodhet edhe shtëpia e të dyshuarit.

I dyshuari jetonte në Zvicër bashkë me viktimën, e në këtë kohë po qëndronin për pushime në Kosovë.

Prapa kamerës, familjarë të tij kanë thënë se ai nuk ishte person që shkaktonte probleme.

Nga persona të afërt me viktimën, KTV-ja mëson se marrëdhënia mes viktimës dhe bashkëshortit të saj ishte e mirë.

Edhe pse nuk jetonin në Kosovë, as në Prokurori e Polici nuk figuron ndonjë dosje për mosmarrëveshje nga të dyja palët.

Për rastin, Prokuroria ka bërë kërkesë për paraburgim prej një muaji.

Mes tjerash, nga Prokuroria bëhet e ditur se i dyshuari B. V., ka shfrytëzuar të drejtën e tij që të mbrohet në heshtje.

Armenda Aliu, 48-vjeçare, është e ëma e këshilltares së Ramush Haradinajt, Diellza Hoti.

Vetëm në këta 8 muajt e 2019-s, kjo është vrasja e katërt e grave në Kosovë.