Kronikë

Një i vdekur pas aksidentit me motoçikletë në aksin Lezhë Shënkollë

Descriptive Text

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot në aksin Lezhë-Shenkollë tek vendi i quajtur “Ura e Prekanit”.

Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë ku mjeti më drejtues shtetasin me iniciale E.Ll banues në Lezhë është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin me iniciale F.T banues në Shënkollë.

Drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën, raporton TCH. Drejtuesi i mjetit E.Ll., është shoqëruar në Komisariat policor për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.