Në Prishtinë e Lipjan dje janë arrestuar dy të dyshuar për dhunë familjare.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se i dyshuari në Prishtinë kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, së cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore, transmeton Koha.net.
“Viktimës i është dhënë ndihma mjekësore, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.
Derisa në Lipjan një burrë është arrestuar me dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje kroate, me të cilën bashkëjeton.
“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë PK.