Kronikë

Aktakuzë ndaj personit që shkaktoi aksident trafiku me fatalitet në Viti

Aktakuzë ndaj personit që shkaktoi aksident trafiku me fatalitet në Viti
 

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit G.B., për shkak të veprës penale “Rrezikim i trafikut publik”.

Sipas aktakuzës, më 01 korrik 2019, rreth orës 12, në fshatin Ramnishtë, komuna e Vitisë, i pandehuri G.B., ka rrezikuar trafikun publik, duke e vënë në rrezik jetën e njerëzve, ashtu që gjatë drejtimit të automjetit të markës VW Golf, pa patentë shofer, ka shkaktuar aksident në komunikacion, si pasojë e të cilit një person ka ndërruar jetë.