Kronikë

Arrestohen dy shtetase të Shqipërisë, rrahën një turk në Prizren

Foto: Koha

Dje në Prizren, më konkretisht në fshatin Lubizhdë, janë arrestuar dy vajza, shtetase të Shqipërisë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se kishin rrahur një turk me shtetësi të Gjermanisë.

“Janë arrestuar dy femra shqiptare të R. Shqipërisë pasi që të njëjtat kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull turk shtetas i R. Gjermanisë. Viktima dhe të dyshuarat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia.