Kronikë

Kërkohet paraburgim për personat që u kapën duke kontrabanduar armë

Kërkohet paraburgim për personat që u kapën duke kontrabanduar armë
Foto: Ilustrim/Koha
 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, kundër 11 personave të pandehur, me inicialet: A.F., M.F., P.F., A.F.,M.SH., R.M.,N.M.P.M., I.R., B.A., dhe F.U., tek të cilët me rastin e bastisjes dhe kontrollit, u janë gjetur një sasi e madhe e armëve dhe municioneve të ndryshme.

“Eziston dyshimi i bazuar se të njëjtit në bashkëkryerje do të kryenin veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, nga neni 364 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në raport.