Vjehrri rrah nusen në Pejë Foto: Ilustrim

Vjehrri rrah nusen në Pejë

23 July 2019 12:17

Policia në Pejë ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:00 është arrestuar një burrë, pasi pas një mosmarrëveshjeje në familje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e djalit të tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe së njëjtës i është ofruar ndihmë mjekësore.

“Me dëshirën e saj, ajo më pas është kthyer në shtëpi te bashkëshorti i saj”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme