Një trup i pajetë është gjetur në kanalin e Amsterdam-Rhein pranë Nigtevechtit. Mediat vendase shkruajnë se ka dyshime se ai është i një shqiptari, por pa dhënë detaje te tjera rreth identitetit. Vetëm shkruajnë se trupi i vdekur i takon një shqiptari 43 vjeç.
Ai ishte raportuar si i humbur prej disa kohësh. Nuk ka ende të dhëna se si trupi i pajetë i shqiptarit ka përfunduar në këtë kanal në Holandën Veriore.
Media vendase shkruajnë se ka qenë një kalimtar që ka parë trupin qe pluskonte ne ujë dhe ka thirrur menjëherë policinë. Sipas hetimeve të para policia dyshon se është i një shqiptari.
Forcat policore po kryejnë hetime të gjera për vdekjen e dyshimtë. Mediat kryesore në Holandë thonë se kjo vrasje mund të ketë lidhje me ekzekutimin e Festim Latos, i vetëshpallur president i Çamërisë.
{gallery}