Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet trupi i pajetë i një shqiptari në Holandë, ku dje u gjet i vrarë presidenti i vetëshpallur i Çamërisë

Një trup i pajetë është gjetur në kanalin e Amsterdam-Rhein pranë Nigtevechtit. Mediat vendase shkruajnë se ka dyshime se ai është i një shqiptari, por pa dhënë detaje te tjera rreth identitetit. Vetëm shkruajnë se trupi i vdekur i takon një shqiptari 43 vjeç.

Ai ishte raportuar si i humbur prej disa kohësh. Nuk ka ende të dhëna se si trupi i pajetë i shqiptarit ka përfunduar në këtë kanal në Holandën Veriore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Media vendase shkruajnë se ka qenë një kalimtar që ka parë trupin qe pluskonte ne ujë dhe ka thirrur menjëherë policinë. Sipas hetimeve të para policia dyshon se është i një shqiptari.

Forcat policore po kryejnë hetime të gjera për vdekjen e dyshimtë. Mediat kryesore në Holandë thonë se kjo vrasje mund të ketë lidhje me ekzekutimin e Festim Latos, i vetëshpallur president i Çamërisë.

Kujtojmë se Festim Lato, president i vetëshpallur i Çamërisë, u gjet dje i vdekur në Holandë, vend ku jetonte prej disa vitesh.

{gallery}