Kapet rastësisht në Gjermani vrasësi kosovar i dënuar me burgim të përjetshëm në Kosovë Foto: dpa

Kapet rastësisht në Gjermani vrasësi kosovar i dënuar me burgim të përjetshëm në Kosovë

21 July 2019 22:46

Një shtetas kosovar, 28 vjeçar, është ndaluar të shtunën pasdite nga Policia në Mindelheim, Gjermani, pasi i njëjti po ngiste veturën derisa në të njëjtën kohë po e përdorte edhe telefonin.

Por, doli se kosovari shkelje të vetme nuk e kishte përdorimin e telefonit gjatë ngasjes, por se ai ishte i dënuar me burgim të përjetshëm në vendlindje për vrasjen e një personi dhe ndaj tij kishte urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Kosovës, raporton Koha.net.

Policia, sipas agjencisë së lajmeve “dpa”, ka njoftuar ta kenë ndalur 28 vjeçarin që po ngiste një veturë tip “Mercedes” dhe më pas e kishin kuptuar se ndaj tij ka urdhërarrest ndërkombëtar.

Raportohet se ai do të dëbohet nga Gjermania dhe do të vazhdojë vuajtjen e dënimit në vendlindje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme