Kronikë

Aksident në Gjakovë, lëndohet rëndë një person

Një person ka marrë lëndime të rënda trupore pasi me motoçikletën e tij është ndeshur me një veturë.

I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve ka lëndime të rënda, transmeton Koha.net.

I dyshuari (drejtuesi i veturës) është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.