Arrestohet pasi kërcënoi gazetarin Foto: Ilustrim/Koha

Arrestohet pasi kërcënoi gazetarin

18 July 2019 10:36

Është arrestuar nga Policia e Kosovës Fitim Thaqi, pasi përmes rrjetit social Facebook ka kërcënuar gazetarin Vehbi Kajtazi.

“Viktima mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se përmes rrjeteve sociale Facebook, nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar është duke pranuar mesazhe kërcënuese. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e sotëm policor.

Kajtazi ka lajmëruar Policinë e Kosovës edhe ditë më parë se ka pranuar mesazhe kërcënuese nga Thaqi, madje, ai ka përdorur edhe gjuhë të urrejtjes si “bashkëpunëtor i Serbisë, anti UÇK”, etj.

Kajtazi, ka ngritur kallëzim penal ndaj Fitim Thaqit, pasi nga ai ishte kërcënuar edhe më herët, kjo krejt në lidhje me punën që ai e bën si gazetar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme