Kronikë

Vetura përplas një 14 vjeçar në Tiranë

Një aksident me lëndime ka ndodhur në Tiranë. Një veturë ka përplasur një 14 vjeçar.

Burime të topchannel nga policia në Shqipëri raportojnë se është arrestuar drejtuesi i mjetit, shtetasi F. H., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën “Dedë Gjo Luli” duke drejtuar mjetin tip “Audi” ka aksidentuar shtetasin e mitur R. M.,14 vjeç, banues në Tiranë . I mituri ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet në ngarkim të tij u referuan pranë Prokurorisë Tiranë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.