Shqipëria vazhdon të mbetet kanali kryesor për transportin e drogës drejt Italisë. Ky është konkluzioni i Drejtorisë së Përgjithshme e Antidrogës italiane në publikimin e raportit vjetor mbi të dhënat e trafikut të lëndëve narkotike në Itali.
Në bazë të këtij raporti, viti 2018 konsiderohet viti me sekuestrimin rekord të drogës që prej vitit 1985. Ndërkohë Shqipëria mbetet kanali kryesor i transportit të marihuanës përmes detit Adriatik drejt Italisë e shtetasit shqiptarë të arrestuar e të denoncuar për trafik lëndësh narkotike përbëjnë përqindjen më të lartë të numrit të përgjithshëm të trafikantëve të drogës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShqipëria - thuhet në këtë raport - është kanali kryesor furnizues për Italinë e vendi i origjinës i sasisë më të madhe të marihuanës së sekuestruar gjatë këtij viti. Sasia e së sekuestruar nga Shqipëria është rreth 6.313,6 kg lëndë narkotike.
Raporti i antidrogës italiane informon se në territorin italian gjatë vitit 2018 janë arrestuar e vënë nën akuzë për trafik lëndësh narkotike 1917 shtetas shqiptarë, 2 për qind më pak në krahasim me vitin 2017, kur numri i tyre ishte 1967. Pjesa më e madhe e sasisë së marihuanës së sekuestruar në Itali më 2018 është transportuar nga Shqipëria përmes rrugëve të ndryshme e kryesisht detare.
Antidroga italiane ka sekuestruar gjithsej 14.258.98 kg marihuanë më 2018. Grupet kriminale shqiptare që merren me trafikun e marihuanës në Itali veprojnë kryesisht në rajonin e Puglias e në Campagna.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)