Kronikë

Shpërthim në Tiranë, 4 të lënduar

Descriptive Text

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në rrugën “Vaso Pasha” në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë.

Rasti ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të një bombole me helium në një dyqan që merret me organizimin e aktiviteteve. Shpërthimi ishte mjaft i fuqishëm, saqë është dëmtuar edhe një biznes tjetër ngjitur me lokalin, një argjendari.

Raportohet se janë 4 të lënduar, 3 prej të cilëve janë: 1 banor që kalonte rastësisht dhe 2 vajza punonjëse të argjendarisë aty pranë.

Ata janë dërguar me urgjencë në spital.

Ndërkohë Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen dhe njofton se të dëmtuarit janë shtetasit S. P dhe A. P, E. N dhe D.S.

“Rreth orës 13:15 në rrugën “Vaso Pasha” në ambientet e një dyqani eventesh ka shpërthyer një bombolë gazi. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar shtetasit S. P dhe A. P, E. N dhe D.S të cilët u dërguan në Spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, citohet Policia e shtetit.