Kronikë

Në bazë të fletarrestit zviceran, në Han të Elezit ndalet shtetasi i Maqedonisë

Foto: Koha / ilustrim

Në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar lëshuar nga Zvicra, në Han të Elezit, të dielën në mbrëmje është ndaluar një shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i njëjti është dërguar në mbajtje, me urdhër të prokurorit.

Njoftimi i Policisë:

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

PKK Hani i Elezit 14.07.2019 – 19:26. Në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar, lëshuar nga shteti i Zvicrës, është ndaluar i dyshuari mashkull Shqiptar/R/Maqedonisë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje