Kronikë

Kapet me mbi 4 kg heroinë, arrestohet

Një person është arrestuar pasi në banesën e tij janë gjetur tetë paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroin në peshë 4 kg e 101 gram, një makinë për paketim të substancës, disa pllaka metali, disa bulona (pjesë të makinës) një telefon celular, 150€ dhe 400 dinar të Serbisë, transmeton Koha.net.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur në Prishtinë ndërkaq i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.