Për një vit u arrestuan 784 të mitur Foto: Ilustrim/Koha

Për një vit u arrestuan 784 të mitur

13 July 2019 13:53

Gjatë vitit të kaluar (2018), Policia e Kosovës ka arrestuar 784 fëmijë dhe të rinj nën moshën 18-vjeçare për përfshirje në vepra penale, prej tyre 750 janë meshkuj dhe 34 femra.

Ditë më parë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Qalaj, në një takim të “Task-Forcës” kundër narkotikëve te të rinjtë dhe për siguri në shkolla, tha se këtë vit, nën dyshimet për përdorim, posedim ose shitje të paautorizuar të narkotikëve, janë arrestuar 984 persona, prej tyre 194 nxënës.

Sipas të dhënave të Policisë, krahas narkotikëve, që përbëjnë një përqindje të madhe të shkaqeve të arrestimit të të miturve, vepra tjera penale për të cilat të miturive u vihen prangat janë edhe përfshirja në përleshje fizike me lëndime trupore, vjedhje dhe vrasje.

Gjatë vitit të kaluar, nën dyshimet për përfshirje në raste të vrasjeve janë arrestuar 20 të mitur, për shkaktim të lëndimeve të lehta trupore janë arrestuar 221 persona të mitur, ndërsa për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore, janë arrestuar 37 të tjerë.

Për përfshirje në veprat penale kundër pasurisë, ku bëjnë pjesë vjedhjet, më 2018 janë arrestuar 187 të mitur. Për dhunim seksual është arrestuar një (1) i mitur, për sulm seksual katër (4) të tjerë dhe për vepra penale tjera që lidhen me këtë kategori janë arrestuar 30 të mitur.

Ndërkohë, për vepra tjera të ndryshme penale, vitin e kaluar, janë arrestuar 128 persona nën moshën madhore.

Të plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë

Komentet

Shto koment

Të ngjashme