Tre të arrestuar për prostitucion në Ferizaj Foto: Ilustrim

Tre të arrestuar për prostitucion në Ferizaj

13 July 2019 12:10

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona nën dyshim për përfshirje në veprat penale “mundësim apo detyrim në prostitucion”, “bashkëkryerja” dhe “ofrim i lokaleve për prostitucion”.

një raporti Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore-Ferizaj, njofton se pas një pune hetimore, në rajonin e Ferizajt, ka arrestuar tre të dyshuarit Sh. L. viti i lindjes 1985/M, G. I. viti i lindjes 1995/F, A. Gj. viti i lindjes 1991/F.

“Një mashkull dhe dy femrat e arrestuara (njëra nga to shtetase e Shqipërisë) dyshohet se janë përfshirë në veprat penale: ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’, ‘bashkëkryerja’ dhe ‘ofrim i lokaleve për prostitucion”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit të rastit të Prokurorisë Themelore Ferizaj, i dyshuari dhe të dyshuarat ndalohen për 48 orë në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme