Arrestohen dy të rinj, vodhën një kasafortë me para e pako cigaresh Foto: Ilustrim/Koha

Arrestohen dy të rinj, vodhën një kasafortë me para e pako cigaresh

12 July 2019 10:59

Një 22 vjeçar e një 25 vjeçar janë arrestuar përvjedhke të rëndë.

“Njësitet policore të stacionit të Podujevës, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë. Rasti ka ndodhur në një qendër tregtare në fshatin Lluzhan, ku persona të dyshuar kishin depërtuar me forcë brenda objektit dhe dyshohet se nga aty kanë marrë një kasafortë me para, paketime cigaresh si dhe dokumente të ndryshme”, thuhet në raportin e policisë.

Të arrestuarit janë V. R. mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe B. B. mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

“Pas përfundimit të procedurave nga ana e hetuesve policor, janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë”, përfundon njoftimi i PK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme