Policia nis operacionin “Basti” në nëntë lokacione në Gjakovë Foto: Ilustrim

Policia nis operacionin “Basti” në nëntë lokacione në Gjakovë

09 July 2019 22:17

Policia e Kosovës ka nisur sot implementimin e operacionit “Basti” në nëntë lokacione në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha ka konfirmuar për Koha.net se ky operacion ka nisur në ora 19:15, transmeton Koha.net.

“Ju konfirmoj se sot në ora 19:15 ka filluar implementimi i një plani operativ i emëruar ‘Basti’, ku bazuar në urdhrin e Gjykatës kompetente po bëhet kontroll në nëntë lokacione të ndryshme në rajonin e Gjakovës”, ka thënë Hoxha,

Tutje ai ka shtuar se operacioni policor po udhëhiqet nga Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar në mbështetje edhe të njësiteve tjera të specializuara të Policisë së Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme