Kronikë

Drogë me dron në një burg në Shqipëri - si u zbuluan dhe u kapën autorët

Drogë me dron në një burg në Shqipëri - si u zbuluan dhe u kapën autorët

Policia e Shtetit shqiptar, në bashkëpunim me Policinë e Burgjeve, parandaluan dhe goditën një tentativë të futjes në ambientet e burgut të lëndëve narkotike dhe telefonave celularë me anë të dronit.

Burimet zyrtare raportojnë se dronit të sekuestruar iu gjetën të lidhura 7 pako me canabis sativa dhe tre telefona celularë. Raportohet se janë arrestuar në flagrancë tre shtetas, ku në mjetin e tyre u gjet telekomanda e dronit.