Mbrëmë duke filluar nga ora 23:30 në zonën e Deçanit, Policia ka zbatuar planin operativ të koduar ‘Kontrollimi i lokaleve 2019’
Gjatë këtij aktiviteti nga inspektorët komunalë për arsye të mos respektimit të orarit të punës janë mbyllur 2 lokale dhe është përpiluar proces verbal nga inspektoret përkatës.
“Gjithashtu nga inspektorët dhe policia janë verifikuar edhe 13 persona të gjinisë femërore të cilat ishin duke shërbyer ne atë lokal. Pas verifikimit rezulton që 11- të jenë shtetase të Republikës së Shqipërisë dhe 2- të Republikës së Kosovës”, thuhet në raportin policor.
Njësiti për hetimin e trafikimit të qenieve njerëzore, është duke bërë verifikimin e personave të cilët nuk kanë pasur leje pune dhe as leje qëndrimi.
Në këtë plan kanë qenë të përfshirë Stacioni Policor në Deçan dhe inspektorët komunal të komunës së Deçanit.