Kronikë

Në 24 orët e fundit ngriten 27 aktakuza ndaj 34 personave

Prokurori i Shtetit përmes një komunikate për media bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetekatër (34) personave, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit ka ndaluar njëzetetetë (28) persona të ndryshëm për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, prokurori i shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka bërë pesë (5) kërkesa të ndryshme për caktimin e masës së paraburgimit, transmeton Koha.net.

Tutje thuhet se Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë pesëmbëdhjetë (15) persona me inicialet, K.M., pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”, S.M., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“, M.L., pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”, personat me inicialet A.K., G.K., H.L., dhe R.L., pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Sulmi”, D.S., dhe A.H., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”, E.B., dhe G.S., pasi që të njëjtit kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”, E.K., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, L.H., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, një (1) person i ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”, si dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasja” (në tentativë).

Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për personat me inicialet, M.L., pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për personin me inicialet K.M., pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Kurse në Prokurorinë Themelore në Prizren janë ngritur shtatë (7) aktakuza për dhjetë (10) persona për vepra të ndryshme penale.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një person është ndaluar për 48 orë me aktvendim të prokurorit të shtetit për veprën penale “Sulmi”, një person për veprën penale “Dëmtimi i pronës”, dhe një person për veprën penale “Dhunë në familje”.

Derisa në Gjilan Prokuroria Themelore, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Organizimi i skemave piramidale’’ dhe ‘’Kontrabandim me mallra’’. Gjithashtu, nga kjo prokurori është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’.

Ndërsa, nga Departamenti Përgjithshëm janë ngritur gjithsej shtatë (7) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestarë, Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar 3 (tre) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, në dy raste të ndara, dy (2) persona për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ”Lëndim trupor”, dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale ”Sulm ndaj personit zyrtar”, si dhe, Departamenti i Përgjithshëm ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave të ndryshëm për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “narkotik”, si dhe ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit të një personi.

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dy persona, njëri me inicialet E.P., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Kanosje”, ndërsa, personi tjetër me iniciale H.S., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.