Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, kanë realizuar një aksion të dielën, me ç’ rast nga ky aksion janë konfiskuar tetë paketime marihuanë, me peshë 81.5 kg dhe tre vetura.
Sipas këtij njoftimi, dyshohet se me këto vetura, të dyshuarit me inicialet, M.S., M.A., dhe D.G., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe urdhër të prokurorit kujdestar, më 30.06.2019, të njëjtit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, ndaj tyre është ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.