Në fshatin Goshicë të Vitisë, dje në orën 13:00, është arrestuar një person për armëmbajtje pa leje..
Arsyeja e arrestimit është se i dyshuari, sipas Policisë, kishte kryer disa punime në shtëpi dhe gëzimin për këto punë e kishte shprehur duke shtënë me armë në ajër.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili për shkak të gëzimit që i kishte kryer disa punime në shtëpi kishte shtënë me armë në ajër. Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjysmë automatike, ndërsa në oborr të shtëpisë së tij janë gjetur dhe janë konfiskuar gjashtë gëzhoja të fishekëve”, njofton Policia, raporton Koha.net.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.