Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti i Përgjithshëm -Divizioni për Çështje Penale ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit A.H. për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”.
“I akuzuari A.H. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burg në kohëzgjatje prej 8 muajsh, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. I akuzuari A.H. është akuzuar nga Prokuroria pasi që në vitin 2018 e kishte sulmuar fizikisht të dëmtuarën D.A. dhe i kishte shkaktuar dëmtime të lehta trupore. Gjatë intervenimit të rastit të dhunës në familje, të akuzuarit A.H. në dhomë i ishte gjetur një vazo me bimë substanca narkotike”, thuhet në komunikatë.
Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.
Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
-
27 qershor 2019 11:46
-
Shpërndaje në: