Kronikë

Arrestohen dy persona pasi e futen me forcë një grua në veturë

Foto: Koha / ilustrim

Dy persona janë arrestuar pasi e kanë futur me forcë një grua në veturë në Fushë Kosovë.

Rastin për Koha.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se Policia ka arritur të identifikojë personat e përfshirë dhe të njëjtit ndodhen në stacionin policorë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, sot ka pranuar informatën se në Fushë Kosovë, dy persona të dyshuar kanë futur një grua me forcë në një veturë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Kanë qenë aksioni i shpejtë i Policisë si dhe bashkëpunimi i ngushtë me qytetarët dhe mediet, reagime këto që kanë rezultuar me identifikimin e shpejtë të personave të përfshirë në këtë ngjarje, të cilët aktualisht ndodhen në stacion policor ku po intervistohen.

Sipas Ahmetit, hetuesit policor në koordinim me institucionet kompetente janë duke punuar me qellim të sqarimit të çdo rrethane që lidhet me këtë ngjarje e cila sipas hetimeve të zhvilluara deri tani dyshohet të jetë një mosmarrëveshje familjare.