Pesë të arrestuar për prerje të pyjeve e transportim ilegal të drunjve Foto: Ilustrim/Koha

Pesë të arrestuar për prerje të pyjeve e transportim ilegal të drunjve

20 June 2019 14:32

Bazuar në planin operativ “Mbrojtja e pyjeve 2019” , njësitet policore të Stacionit Policor në Shtime, në mbështetje të Njësisë për reagim të shpejtë nga DRP Ferizaj, kanë vazhduar me angazhimin tyre të filluar kohë më parë lidhur me prerjen e pyjeve dhe transportimit ilegal të drunjve.

Gjatë ditës së djeshme dhe sot, thuhet në raport, në fshatrat Reqak, Mollopolc dhe Petrovë, njësitet policore kanë arrestuar 5 persona dhe janë konfiskuar 4 traktorë si dhe një sasi e drunjëve duke u transportuar në mënyrë ilegale.

“Gjithashtu, në fshatin Petrovë ,në oborrin e njërit nga të dyshuarit janë gjetur rreth 200 metra drunj pa dokumentacion të nevojshëm –të prera në mënyrë ilegale. Janë informuar Inspektorët e Ministrisë së Bujqësisë-Agjencioni Pyjor i Kosovës të cilët do të vazhdojnë procedurat ligjore lidhur me këtë rast,si dhe konfiskimin e masës drunore”, thuhet në raport.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme