Dje në Podujevë, një grua ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga vajza e saj e cila i ka shkaktuar lëndime trupore.
“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh.
Rasti është duke u hetuar.