Kronikë

Arrestohen katër të rinj në Prizren për grabitje

Arrestohen katër të rinj në Prizren për grabitje
Foto: Ilustrim

Hetuesit policorë të Stacionit Policor në Prizren, si rezultat i zhvillimit të hetimeve për zbardhjen e veprave penale, pas një pune intensive kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë katër persona të dyshuar për përfshirje në një rast të veprës penale ‘grabitje’.

Përmes një komunikate për media njoftojnë se rasti ka ndodhur më 7 qershor 2019 në zonën e përgjegjësisë së Stacionit Policor në Prizren.