Nga 6 në 10 vjet, i ashpërsohet dënimi 85-vjeçarit që keqpërdori seksualisht të miturën në Prishtinë Foto: Ilustrim

Nga 6 në 10 vjet, i ashpërsohet dënimi 85-vjeçarit që keqpërdori seksualisht të miturën në Prishtinë

11 June 2019 11:17

Gjykata e Apelit ia ka ashpërsuar dënimin nga 6 vjet në 10 vjet burgim, të akuzuarit M.M 85-vjeçar, të dënuar për veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën 16 vjet”.

M.M. ishte dënuar në fund të vitit të kaluar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

“Gjykata gjeti se, tani 85 vjeçari nga Prishtina, në vitin 2017, duke shfrytëzuar moshën e brishtë dhe pa dëshirën e saj, kishte kryer marrëdhënie seksuale më një të mitur, 13 vjeçare, e cila më vonë është konstatuar se ka mbetur shtatzënë, dhe për shkak të rrezikimit të shtatzënisë, është dashur ta ndërpresë atë”, thuhet në njoftimin e Apelit.

“Kolegji për të Mitur i Gjykatës së Apelit, vlerësoi se dënimi më 10 vjet burgim ndaj të akuzuarit, është një dënim i drejtë dhe i ligjshëm, në harmoni më peshën e veprës penale, rrethanat si është kryer ajo, pasojat, cilësitë dhe shkallën e përgjegjësisë së akuzuarit”, ka sqaruar më tej Apeli.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme